Search

Dardan Sejdiu flet për mundësitë e Kosovës për investime të gjelbërta

22 Dhjetor, 2021


Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe njohës i mirë i ekonomisë, Dardan Sejdiu, ka folur për potencialin e mundshëm dhe fatkeqësisht të pashfrytëzuar që Kosova mund të ofrojë për tregjet evropiane dhe botërore.

Në mungesë të një vizioni të qartë zhvillimor, Sejdiu segmentoi agjendën e gjelbër dhe nevojën për masa të efiçiencës së energjisë si një nga shtyllat kryesore, që shërben si mjet kryesor për kursimin e energjisë dhe uljen e konsumit të energjisë, drejt tranzicionit të gjelbër të energjisë.

Sejdiu vuri në dukje se, përveçse mund të ofrojë një fuqi punëtore të aftë por shumë të re, Kosova mund të pozicionohet në një hapësirë të caktuar në tregjet e huaja, duke ofruar materiale izoluese dhe madje edhe panele solare.

Këto komente, Sejdiu i bëri gjatë emisionit Rubikon në kuadër të KlanKosova.

“Çka kemi me bë më mirë? A kemi me qenë dixhital? A kemi me qenë të gjelbërt? Sepse unë përshembull besoj që Kosova mundet me qenë shumë interesante, si vend, për me ndërtu kapacitete të cilat bëhen eksportuese të materialeve izoluese në Evropë”, tha Sejdiu.

“Në botë, por edhe në Evropë, po ndodhë një diskutim i madh për të gjelbërtën, dhe ka me pas nevoj për një retrofit të jashtëzakonshëm gjithandej”, tha ai.

“Pra, ka ndërtesa dhe ndërtesa që kanë me pas nevojë me u fut, me u izolu, me u ribë, dhe në këtë punë dijmë me e bo mirë, kemi prodhues vendor që dijnë me bo materiale izoluese, dijnë me bo panele solare, janë të mirë në programim, dhe mund të bëhesh aktorë”, theksoi Sejdiu.

“Koreja e Jugut dhe Taivani janë shembu të jashtëzakonshëm”, tha ai.

“E sidomos Taivani me gjysëm përcuesit, në vitet e 60’ta e sheh gjysëm përcuesin si potencial, 73% e tregut global është gjysëm përcues Taivanez”, u shpreh Sejdiu.

“Pra, ne duhet të gjejmë këtë hapësirë, dhe në këtë hapësirë me orientu ekonominë”, sqaroi ai.