Search

CWP Europe do të ndërtojë parkun solar 400 megavatësh në Mal të Zi

02 Shkurt, 2023


Prodhuesi i rrymës nga burimet e ripërtëritshme të energjisë, CWP Europe ka planifikuar ndërtimin e një impianti solar 400 megavatësh në Mal të Zi.

Investimet pritet të arrijnë vlerën prej 360 milionë eurosh, kanë raportuar mediat në Mal të Zi.

Ndërtimi i parkut solar të emëruar Montechevo në Cetinje do të fillojë më 2025 dhe do të përfundojë më 2026, ka raportuar Balkan Green Energy News. Termocentrali do të prodhojë 650 gigavat orë energji elektrike në vit, apo mjaftueshëm për të furnizuar 154,000 shtëpi me energji elektrike.

Përveç në Mal të Zi, CWP Europe është aktive edhe në vende tjera në rajonin e Evropës Juglindore, duke përfshirë Rumaninë, Bullgarinë dhe Serbinë.

Serbi: CWP Europe do të investojnë 390 milionë euro në ndërtimin e parkut me erë 350 MW

Lexo më shumë

CWP do të ndërtojë parkun solar 150 megavatësh në Zajeçar të Serbisë

Lexo më shumë

CWP dhe Mercuria JV të gatshme të investojnë gjysmë milliard euro në BRE-të në Bullgari

Lexo më shumë