Search

COP26, Vucic: Të gjithë duan automjete elektrike, mirëpo askush nuk dëshiron minierat e litiumit

03 Nëntor, 2021


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, në fjalimin e tij në samitin e klimës, COP26, tha se të gjithë i dijnë objektivat rreth ndryshimit klimatik, por pyeti se si gjithë këto plane do të financohen, përcjell n1info.

“Kanë shkruar një fjalim të mrekullueshëm për mua, por kam disa pyetje që fuqitë e mëdha nuk janë përgjigur ende. Si do të financohen këto aktivitete”, tha Vucic.

“Ne kemi dëgjuar ngarje për triliona dollarë që do të bëhen të disponueshme, por cila do të jetë norma e interesit? Si do t’i kemi qasje në ato fonde?”, ka pyetur Vucic para homologëve të tij.

Ai poashtu ka pyetur “Si do t’i qasemi termocentaleve bërthamore – do të rrisim apo do të ulim ato? Si do të ndërtojmë burime të ripërtëritshme të energjisë nëse lëvizjet populliste ndaj parqeve të erës po forcohen? Si do t’i trajtojmë cmimet e gazit natyror, që është në duartë e fuqive të mëdha”, ka thënë tutje Vucic, përcjell n1info.

Duke i adresuar të pranishimit, Vucic në fjalimin e tij tha se është privilegj për Serbinë që të jetë pjesë e një samiti kaq të rëndësishëm, ku po trajtohen mundësitë se si do t’i ndihmojmë gjeneratat e ardhshme që të mos pësërisin gabimet e njejta.

Mirëpo, ai theksoi se ndikimi i Serbisë në ndryshimin klimatik është “shumë i vogël, i i parëndësishëm”

“Këto janë vendet e mëdha. Ne kemi mbi 65 përqind varësi në qymyr. Nëse ne nuk do t’a kishim atë, ne nuk do të kishim energji elektrike”, tha Vucic.

Për më tepër, Presidenti i Serbisë poashtu adresoi një cështje që ka gëzuar mjaft bujë në Serbi, është fjala për projektin e minierës për nxjerrjen e litiumit, projekt ky që ka hasur një kundërshtim të ashpër nga banorët e rajonit, grupe ambientaliste, si dhe opozita në Serbi.

Vucic thumboi ata duke theksuar se të gjithë duan automjete elektrike, mirëpo askush nuk dëshiron minierat e litiumit, materiali ky që përbënë një ndër kompenentat kryesore të baterive.

“Është bukur të tregosh përralla, njerëzit duan ta dëgjojnë atë, askush nuk dëshiron minierat e litiumit dhe ata duan automjete elektrike”, tha ndër të tjera Vucic.

//n1info

Banorët kundërshtojnë kërkimet e litiumit në Serbi

Lexo më shumë
germimi i litiumit ne jadar

RFE: Mijëra protestojnë në Beograd kundër minierës së litiumit

Lexo më shumë