Search

COP26: Afro 90 vende i bashkohen paktit për të reduktuar emetimet e metanit

02 Nëntor, 2021


Afro 90 vende i janë bashkuar një përpekje të përbashkët dhe të udhëhequr nga SHBA dhe BE pë rtë ulur emetimet e njërit prej gazrave serrë më potent, metanit, për 30% deri në 2030 nga nivelet e regjistruara në 2020, përcjell Reuters.

Bashkëpunimi do të lasnohet zyrtarisht më vonë sot, është bërë e ditur nga Reuters.

Zotimi botëror për metanit, që fillimisht ishte deklaruar në Shtator, tashmë përfshin gjysmën e top 30 vendeve me emetimet më të lartë të metanit sipas dy të trettat e ekonomisë botërore, sipas një zyrtari të Administratës Biden, ka bërë të ditur Reuters.

Mes nënshkruesve të rinj që do të shpallen sot janë Brazili, një nga top pesë emetuesit më të mëdhenj të metanit në botë.

Mirëpo, Kina, Rusia dhe India, që janë pjesë e listës së top pesë emetuesve të metanit, nuk kanë nënshkruar zotimin.

Që nga shpallja e saj fillestar në shtator me disa nënshkrues, SHBA-të dhe BE-ja kanë punuar për të bindur emetuesit më të mëdhenj në botë të metanit që t’i bashkohen bashkëpunimit.

Pothuajse 60 vende kanë nënshkruar javën që lëmë pas, pas një shtytjeje përfundimtare diplomatike nga Shtetet e Bashkuara dhe BE përpara samitit COP26.

Ndonëse nuk është pjesë zyrtare e negociatave të OKB, pakti për uljen e metanit mund të cilësohet si një ndër rezultatet më të rëndësishme nga konferenca COP26.

Një raport nga OKB i publikuar në muajin maj kishte nënvizuar se një ulje e ndjeshme në emetimet e metanit këtë dekad do të evitonte pothuajse 0.3 shkallë Celsius të ngrohjes globale deri në 2040.

Në anën tjetër, dështimi për të trajtuar emetimet e metanit do të bëntë arritjen e objetkivave të Parisit, për të mbajtur nivelet e temperaturave botërore të riten deri në 1.5 shkallë Celsius mbi nivelet paraindustriale, të pakapmshme.

Ulja prej 30% e metanit do të arrihet bashkërisht nga nënshkruesit dhe do të mbulojë të gjithë sektorët. Burimet kryesore të emetimeve të metanit përfshijnë infrastrukturën e rrjedhjes së naftës dhe gazit, minierat e vjetra të qymyrit, bujqësinë dhe deponitë.

Nëse përmbushet, zotimi ka të ngjarë të ketë ndikimin më të madh në sektorin e energjisë, pasi analistët thonë se rregullimi i infrastrukturës së rrjedhjes së naftës dhe gazit është mënyra më e shpejtë dhe më e lirë për të frenuar emetimet e metanit.

Shtetet e Bashkuara janë prodhuesi më i madh në botë i naftës dhe gazit, ndërsa BE-ja është importuesi më i madh i gazit.

Shtetet e Bashkuara do të lëshojnë rregulloret për metanin për naftën dhe gazin këtë javë. BE-ja dhe Kanadaja planifikojnë të prezantojnë legjislacionin për metanin që adreson sektorin e energjisë më vonë këtë vit.