Search

Çmimet e karbonit mund të ulin gazrat serrë për 12%

04 Nëntor, 2021


Vendosja e çmimit për emetimet e karbonit në nivel ndërkombëtar mund të reduktojë gazrat globale serrë me 12%.

Kjo sipas një raporti të ri nga Forumi Ekonomik Botëror (WEF) dhe PwC, i cili zbuloi gjithashtu se, kostoja prek më pak se 1% të PBB-së globale.

“Vendosja e një çmimi pёr ndotjen nga qeveritё globale për të ndihmuar në uljen e emetimeve të karbonit, do tё ketё kosto mё tё vogёl se humbjet ekonomike të shkaktuara nga pasojat e krizёs klimatike”, thuhej në rezultatet e tij.

Ai sugjeroi gjithashtu se qeveritë mund të grumbullojnë nga kompanitë më ndotëse në botë të ardhura, të cilat mund të përdoren për të ndihmuar familjet nё nevojё ose industritë e gjelbra të cilat ndihmojnë në reduktimin e emetimeve, si dhe krijojnё vende pune dhe rritje ekonomike.

Presidenti i gjigantit të auditimit PwC, Bob Moritz, bëri me dije se vendosja e një çmimi global të karbonit mund të japë një “kontribut të rëndësishëm në trajtimin e ngrohjes globale duke përshpejtuar reduktimet e emetimeve”.

Çfarë u analizua?

Raporti analizoi një skemë të propozuar në fillim të këtij viti nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), për të ndihmuar në përshpejtimin e reduktimeve të emetimeve të karbonit në botë deri në vitin 2030.

Kjo në një përpjekje për të ruajtur temperaturat globale nё 1.5 gradё Celsius deri në 2 gradё Celsius, sipas parashikimeve të Marrëveshjes së Parisit.

“Kemi zbuluar se kjo mund të bëhet pa dëme të rënda ekonomike për jetesën dhe biznesin, megjithëse efektet do të ishin disi të pabarabarta në të gjithë botën”, shtoi Mortiz.

Sipas skemës së FMN-së, kompanitë me emetime të larta të gazeve serrë, në vendet me të ardhura të larta, do t’i nënshtroheshin një çmimi karboni prej 75 dollarësh për çdo ton dioksid karboni të emetuar.

Kjo binte në 50 dollarë për ton për ndotësit në vendet me të ardhura të mesme dhe 25 dollarë për ton për vendet me të ardhura të ulëta.

Aktualisht, çmimi i karbonit është vendosur nga 0 dollarë në më shumë se 130 dollarë për ton ekuivalent CO2 në rajone të ndryshme globale.

Në disa raste kjo ka krijuar një fushë loje të pabarabartë. Për të shmangur pagesat e larta të ndotjes, kompanitë ndërkombëtare kanë lëvizur aktivitetet me karbon të lartë të tilla si prodhimi, në vendet pa skema të karbonit.

Megjithatë WEF dhe PwC zbuluan se çmimi global i karbonit të vendosur në të gjithë ekonomitë, madje edhe me çmime të ulëta për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, do të çonte në shumë pak “rrjedhje karboni” edhe nga kompanitë që zhvendosin prodhimin e tyre.

Gjetjet e raportit janë “jashtëzakonisht pozitive”, por një sasi e madhe bashkëpunimi midis qeverive dhe kompanive të sektorit privat do të ishte çelësi për të ecur përpara”, tha Borge Brende, presidenti i WEF.

Sfidat politike dhe teknike kanë ngecur planet

Një sërë skemash të ndryshme ndërkombëtare të reduktimit të emetimeve të karbonit, përfshirë tregtimin e detyrueshëm i emetimeve dhe taksat e karbonit, si dhe skemat vullnetare të kompensimit të karbonit, flitet se po pengon aktualisht vendosjen e skemës së karbonit.

Në Mbretërinë e Bashkuar, një skemë e një çmimi të ulët të karbonit u prezantua në vitin 2013.

Nga një normë prej vetëm 16 paund për ton, ai u rrit në 18.08 paund.

Ngjarja arriti të dëbojë vitet e fundit nga tregu i energjisë elektrike në Britani, pothuajse të gjitha impiantet e qymyrit.

Energjia e qymyrit përbënte vitin e kaluar aty, rreth 2% të energjisë elektrike, krahasuar me një dekadë më parë, ku përfshinte rreth gjysmën e të gjithë prodhimit të energjisë.

/Albanianpost.com