Search

Cilat janë veturat elektrike më të shitura

24 Nëntor, 2022


Gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2022, shitjet globale të veturave elektrike arritën në 6.8 milionë njësi dhe vazhdojnë të rriten në tregjet kryesore.

Sipas të dhënave të publikuara nga kompania konsulente Inovev, prodhuesi amerikan Tesla është lidere absolute me një pjesë prej 21 për qind në tregun botëror të veturave.

Pasohet në vendin e dytë nga koncerni kinez i automjeteve BYD (11%) dhe në vendin e tretë është grupi amerikan GM (9%).

Në gusht, veturat elektrike përfaqësonin 11% të tregut botëror.

Në dhjetëshen e parë sipas shitjeve mes prodhuesve të veturave elektrike, grupi i parë evropian, Volkswagen, është vetëm në vendin e katërt, i cili arriti të fitojë 7% të tregut këtë vit.

Pasohen nga Hyundai/Kia (5%), grupi kinez Geely (4%), Renault-Nissan-Mitsubishi (4%), markat kineze Chery (4%) dhe GAC (4%) dhe Stellantis (3%).

Markat e tjera evropiane që shfaqen në renditje janë BMW (3%) në vendin e 12-të dhe Mercedes (2%) në vendin e 15-të.