Search

Bullgaria në pozitë të përfitoj mbi 2 miliard euro nga fondet e BE, përderisa përcakton datë të largimit të qymyrit

23 Shtator, 2021


Nën Marrëveshjen e Gjelbër të Bashkimit Evropian, përdorimi i qymyrit për gjenerim të energjisë elektrike duhet të largohet deri në vitin 2030.

Mirëpo, politikanët e vendimmarrësit në Bullgari kanë evituar këtë çështje të rëndëishme për një kohë të gjatë, teksa rishtazi Komisioni Evropian ka nxitur qeverinë që të adoptoj afate më strikte për planet e saj të largimit të qymyrit, përcjell SEE Energy News.

Mundësisht, përcjellin raportimet, kjo duhet të përfshihet në Planin Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri. Mu për këtë qëllim, përveç financimit nën këtij plani, Bullgaria është në pozit që të përfitoj edhe rreth 2.02 miliard euro nga Fondi për Tranzicion të Drejtë.

Bullgaria ka të vështirë sigurimin e fondeve nga BE pa përcaktuar datën e largimit të thëngjillit

Lexo më shumë

Sindikatat e punëtorëve të minierave dhe termocentraleve të qymyrit kërkojnë zgjidhje të qartë rreth të ardhmes së tyre

Sidoqoftë, javën e kaluar, Ministrat në detyrë të Ekonomisë dhe Financave, Kiril Petkov dhe Assen Vassilev kanë vizituar minierën e qymyrit të Maritsa të Lindjes në bazenin EN, që siguron punësim për më shumë se 20,000 punëtorë.

Të dy ministrat kanë nënshkruar peticionin në mbrojtje të mihjeve të qymyrit dhe termocentraleve të qymyrit, të lansuar nga sindikatat e punëtorëve, Konfederata e Sindikatave të Pavarura (CITUB) dhe Konfederata e Punës në Podkrepa.

Ministri Vassilev tha se ai është kundër ndërtimit të një termocentrali të ri me gaz përbrenda termocentralit ekzistues Maritsa Lindje 2, një projekt që kabineti në detyr kishte përfshrië në Planin Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri.

Presidenti i CITUB, Plamen Dimitrov, tha se për më shumë se dy vite, sindikatat kanë kërkuar që e ardhmja e minierave të qymyrit në Bullgari të përshkruhen qartë në plan nga autoritetet relevante, në të njëjtën kohë duke vënë në dukje që alternativat ekzistojnë.

Bullgaria mund të përdor mjetet e disponueshme në planin e rimëkëmbjes dhe nga Fondi për Tranzicion të Drejtë, sidhe burimet nga programe të ndryshme operuese. Këto fonde mund të përdoren për të siguruar që operimin e kompanive të minierave të qymyrit dhe termocentraleve deri sa kapacitetet zëvendësuese të ndërtohen.

Sa i përket gazit natyror, çmimi i tij është rritur nga viti në vit me 200 %. Duke supozuar se do të zëvendësojë qymyrin, cili do të ishte çmimi i energjisë elektrike, kur edhe sot, konsumatorët po protestojnë për çmimet e larta të energjisë elektrike, përfundoi Dimitrov.