Search

Bullgaria ka të vështirë sigurimin e fondeve nga BE pa përcaktuar datën e largimit të thëngjillit

10 Gusht, 2021


Në rast se Bullgaria nuk përcakton afatin për të ndalur prodhimin e energjisë elektrike nga termocentralet e thëngjillit duket se do të jetë majft e vështirë që vendi të siguroj mjete nga Fondi për Tranzicion të Drejtë, i menaxhuar nga Komisioni Evropian.

Ky ishte vlerësimi i Profesorit Koso Stoychev, udhëheqës i Departamentit për Gjeografi Rajonale dhe Politike tek Fakulteti i Gjeologjisë dhe Gjeografisë në Universitetin e Sofies, St. Kliment Ohridiski.

Ndërkaq lajmin e ka bërë të ditur balkangreenenergyneës.com, të cilët kanë theksuar se deri më tani Bullgaria ka refuzuar të përshpejtoj planet për largimin e thëngjillit, teksa ka ngelur në afatin e fundit të përcaktuar nga Bashkimi Evropian – 2050.

Mirëpo, masat dhe investimet të parashikuara nga Plani Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmi mund të cojë në largimin më të përshpejtuar të thëngjillit, përkatësisht në vitin 2025.

Pasi kanë përcaktuar datat për largimin e thëngjillit – Rumania, Sllovakia, Greqia e Sllovenia po përgatitin planet për shfrytëzimin e fondeve të BE

Në një intervistë, profesori Stoychev përmendi Sllovakinë, Rumaninë dhe Greqinë si vende të cilat kanë vendosur datat e caktuara për largimin e thëngjillit, dhe se Bullgaria duhet të veprojë njejtë.

Pa një afat, vendi mund të ketë vështirësi në qasjen e fondve nga Fondi i Tranzicionit të Drejtë, tha ai, duke shtuar se Komisioni Evropian pret që qeveria e Bullgarisë të vendosë një afat për largim të thëngjillit, në mënyrë që në rikthim BE të bëjë të disponueshme mjetet financiare.

Në 2020 BE kishte rënë dakord që të lansojë Fondin për Tranzicion të Drejtë, në vlerë prej 17 miliard euro, në mënyrë që të ndihmojë vendet anëtare me rajone të varura nga thëngjilli drejt tranzicionit të energjisë së gjelbër.

Një numër i shteteve si Sllovenia tashmë veç janë duke përgatitur planet për shfrytëzimin e këtyre fondeve.