Search

Bosnje dhe Hercegovinë: Dy projekte të mëdha të energjisë së ripërtëritshme do të hyjnë në operim deri në fund të 2023

27 Shtator, 2021


Punët janë duke vazhduar në dy projekte të tjera të energjisë së ripërtëritshme në Federatën e Bosnje dhe Hercegovinës në saje të premtimeve dhe zotimeve për të rritur pjesëmarrjen e BRE në miksin energjetik të vendit, teksa të dyja këto projekte pritet të hyjnë në operim deri në fund të vitit 2023.

Projektet në fjalë janë parku i erës Tušnica, me një kapacitet prej 72.6MW, dhe projekti për gjenerim të energjisë nga energjia solare Zvizdan, me kapacitet 23MW, përcjell balkangreenenergynews.

Deri më tani, vetëm dy parqe të erës janë ndërtuar plotësisht në tërë territorin e Bosnje dhe Hercegovinës, në Mesihovina dhe Jelovaca, afër Tomislavgrad në Federatën e Bosnjes dhe Hercegovinës, ndërsa sa i përket energjisë solare nuk ka ndonjë projekt të shkallës së gjerë në vend.

Aktualisht, 2.2GW nga projektet e energjisë së erës janë në faza të ndryshme të implementimit në BiH, si dhe projektet solare me kapacitet disa qindra megavat.

Dy termocentralet po ndërtohen nga i njëjti investitor

Në këtë mënyrë, përgjatë një vizite në parkun e erës Jelovaca, Ministri i Energjisë, Minierave dhe Industrisë, Nermin Dzndic, tha se investitori i njëjtë privat, F.L Wind, që ndërtoj parkun e erës me kapacitet 36MW është angazhuar sërish në këto dy projekte të reja të energjisë së ripërtëritshme.

Sipas Dzindic, vlera e projektit të Tusinica vlerësohet të jetë rreth 100 milion euro, ndërsa projekti i Zvizdan vlerësohet të arrijë shumën e 20 miion euro.

Parku i erës në Tusnica dhe parku solar Zvizdan pritet të fillojnë procesin e prodhimit të energjisë elektrike deri në fund të 2023, ka theksuar Dzindic, duke shtuar se qeveria e FBiH do të mbështesë të gjitha projektet e tilla.

Federata e Bosnje -Hercegovinës të prodhoj 40% të enegjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme deri në vitin 2023.

Ai poashtu ka theksuar se FBiH është e gatshme të plotësoj kushtet e përcaktuara nga Komuniteti i Energjisë sa i përket pjesëmarrjes së burimeve të ripërtëritshem të energjisë.

Qeveria e Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës është e gatshme që të plotësoj kërkesat për të prodhuar 60% të energjisë në termocentrale dhe 40% të energjisë nga burimet e energjisë së ripërtëritshme deri në fundit të 2023, kishte theksuar Dzindic.

Bosnje dhe Herzegovina: Kompanitë kineze nuk heqin dorë nga planet për të investuar në njësinë e re të termocentralit Tuzla

Lexo më shumë

Bosnje dhe Hercegovinë: EPBiH do të ndërtojë panele solare mbi mihjet dhe deponitë e thëngjillit, ndërsa i mbyll ato

Lexo më shumë