Search

Bori i ZRRE paralajmëron mbledhjen e radhës, 33 pika diskutimi në rend dite

10 Nëntor, 2022


Zyra e Rregullatorit për Energji ka paralajmëruar për mbajtjen e mbledhjes së trembëdhjetë të Bordit të këtij institucioni. Sipas agjendës së publikuar, në këtë mbledhje Bordi do të shqyrtojë 33 pika.

Në mbledhjen e trembëdhjetë Bordi do të shqyrtojë 14 kërkesa për marrje të autorizimit për vet-konsum, nga të cilat 9 janë dorëzuar nga persona fizik dhe pjesa tjetër e mbetur nga ndërmarrje të ndryshme.

Në kuadër të kërkesave, Bordi do të shqyrtojë edhe dy kërkesa për licencë të furnizimit me shumicë (tregti) të energjisë elektrike.

Përvec autorizimit të projekteve të prodhimit të rrymës për vet-konsum nga burimet e ripërtëritshme të energjisë, në këtë mbledhje ZRRE do të shqyrtojë edhe mundësinë për masë administrative dhe gjobë për KEDS dhe KESCO.

Në të njejtën mbledhje, Bordi i ZRRE-së do të shqyrtojë edhe disa propozime tjera për operatorët në sektorin e energjisë elektrike në Kosovë, si dh edo të përcaktojë caqet në lidhje me humbjet e energjisë elektrike në transmission dhe distribucion.

Mbledhja do të mbahet më 16 nëntor në ora 10:00, thuhet në njoftimin e publikuar.

Rendi i ditës: Mbledhja e trembëdhjetë e Bordit të ZRRE-së për vitin 2022

  1. Miratimi i Rendit të Ditës;
  2. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme;
  3. Shqyrtimi i Rregullës për Procedurën e Autorizimit për Ndërtimin e Kapaciteteve të reja Gjeneruese;
  4. Shqyrtimi i kërkesës/aplikacionit per licencë të furnizimit me shumicë (tregti) të energjisë elektrike të ndërmarrjes “MFT Energy Kosovo” L.L.C;
  5. Shqyrtimi i kërkesës/aplikacionit per licencë të furnizimit me shumicë (tregti) të energjisë elektrike të ndërmarrjes “SONEL 888 LTD Branch in Kosovo”;
  6. Shqyrtimi i propozim ndryshimeve të Kodit të Punës për Qasje në Toka dhe Ndërtesa të propozuara nga ndërmarrja “KEDS” sh.a;
  7. Shqyrtimi/vlerësimi i Propozimit për Masë Administrative dhe Gjobë për KEDS SH.A;
  8. Shqyrtimi/vlerësimi i Propozimit për Masë Administrative dhe Gjobë për KESCO SH.A;
  9. Shqyrtimi i Komenteve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (KEDS) ndaj Raportit të Monitorimit në Lidhje me Ndërprerjet e Planifikuara dhe Paplanifikuara për muajt nëntor – dhjetor të vitit 2021;
  10. Shqyrtimi i Draftit Fillestar të Raportit të  Monitorimit në lidhje me Blerjet e Energjisë Elektrike, Pagesat dhe Nominimet për Operatorin e Sistemimit të Transmetimit dhe Tregut (KOSTT);
  11. Shqyrtimi i Draftit Fillestar të Raportit të Monitorimit të Shitblerjes së Energjisë nga Gjeneratori Publik (KEK);
  12. Shqyrtimi I kërkesës së Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (KOSTT) për miratimin e Rregullat për Alokimin Eksplicit Ditor të Kapacitetit në kufijtë e Zonave Ofertuese të shërbyer nga Zyra e Ankandeve të Koordinuara të Evropës Juglindore (SEE CAO), Versioni 2.0;
  13.  Shqyrtimi I kërkesës së Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (KOSTT) për miratimin Rregullat e harmonizuara të alokimit të të Drejtave Afatgjate të Transmisionit;
  14. Shqyrtimi I kërkesës së Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (KOSTT) për miratimin e  Shtojcës së veçantë për kufijtë e zonës së ofertimit të shërbyer nga SEE CAO e Rregullave të harmonizuara të alokimit për të drejtat afatgjata të transmisionit.
  15. Shqyrtimi i propozimit për miratim – Mesatarja e Ponderuar e Kostos së Kapitalit për Periudhën e Tretë Rregullative 2023-2027, për Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (OST/OT-KOSTT) dhe Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSSH-KEDS);
  16. Shqyrtimi i propozimit për miratim – Caku i Reduktimit të Humbjeve dhe Lakorja e Humbjeve të Lejuara për Periudhën e Tretë Rregullative 2023-2027, për rrjetin e transmetimit (OST) dhe  rrjetin e  shpërndarjes (OSSH);
  17. Shqyrtimi i propozimit për miratim -Faktori i Efikasitetit për Periudhën e Tretë Rregullative 2023-2027, për Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (OST/OT-KOSTT) dhe Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSSH-KEDS);
  18. Shqyrtimi i Kërkesës për marrje të autorizimit për VET – KONSUM  të “X – PLAST” SH.P.K;
  19. Shqyrtimi i Kërkesës për marrje të autorizimit për VET – KONSUM  të “HIB PETROL” SH.P.K. FUSHË KOSOVË;
  20. Shqyrtimi i Kërkesës për marrje të autorizimit për VET – KONSUM  të “NATYRAL B.I.” SH.P.K.;
  21. Shqyrtimi i Kërkesës për marrje të autorizimit për VET– KONSUM  të “SOLE KOSOVA” SH.P.K;
  22. Shqyrtimi i Kërkesës për marrje të autorizimit për VET – KONSUM  të “A&M” SH.P.K;
  23. Shqyrtimi i Kërkesës për marrje të autorizimit për VET – KONSUM person fizik P.N.;
  24. Shqyrtimi i Kërkesës për marrje të autorizimit për VET – KONSUM person fizik Y.S.;
  25. Shqyrtimi i Kërkesës për marrje të autorizimit për VET – KONSUM person fizik B.B.;
  26. Shqyrtimi i Kërkesës për marrje të autorizimit për VET – KONSUM person fizik M.K.;
  27. Shqyrtimi i Kërkesës për marrje të autorizimit për VET – KONSUM person fizik F.SH.;
  28. Shqyrtimi i Kërkesës për marrje të autorizimit për VET – KONSUM person fizik K.S.;
  29. Shqyrtimi i Kërkesës për marrje të autorizimit për VET – KONSUM person fizik I.A.;
  30. Shqyrtimi i Kërkesës për marrje të autorizimit për VET – KONSUM person fizik A.M.;
  31. Shqyrtimi i Kërkesës për marrje të autorizimit për VET – KONSUM person fizik M.M.
  32. Shqyrtimi i Ankesave të Konsumatorëve;
  33. Të tjera.