Search

Bordi i ZRRE-së ndërpret tarifat nxitëse për BRE-të, aprovon gjashtë projekte solare me kapacitet 208.52 kilovat

10 Dhjetor, 2020


Në seancën e dhjetë për vitin 2020, Bordi i Rregullatorit të Energjisë ka njoftuar se ka miratuar kërkesën e KOSTT për transferimin e të drejtave dhe detyrimeve tek ALPEX, për organizimin e tregut të energjisë elektrike një ditë përpara dhe gjatë ditës në Kosovë.

‘Ky vendim vjen si rezultat i nënshkrimit të marrëveshjes së mirëkuptimit për implementimin e projektit të Programit ËB6 për integrimin e tregut njëditorë të energjisë elektrike aspo siç quhet ndryshe “Projekti për bashkimin e tregut Shqipëri – Kosovë’, ka sqaruar Bordi i ZRRE-së në njoftimin e publikuar.

Mbahet Asambleja e Përgjithshme e Bursës Shqiptare të Energjisë ALPEX

Lexo më shumë

Bordi gjithashtu ka vendosur të ndërpresë aplikimin e skemës mbështetëse me tarifa nxitëse për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme.

Në mbledhjen e dhjetë, Bordi i ZRRE-së ka aprovuar edhe metodologjinë për llogaritjen e çmimit referent për energjinë e prodhuar nga burimet e ripërtëritshme.

Kjo metodologji definon mënyrën e përcaktimit të çmimit referent për energjinë e prodhuar nga burimet e ripërtëritshme të energjisë (BRE). Ky çmim do të aplikohet nga Operatori i Tregut për energjinë e shitur tek Furnizuesit’, ka sqaruar ZRRE, derisa ka shtuar se metodologjia e sapo-aprovuar po ashtu përcakton parimet themelore sipas së cilave do kalkulohet çmimi referent dhe metodën e llogaritjes të këtij çmimi.

Bordi i ZRRE-së ka ftuar Autoritetin Kosovar të Konkurrencës të fillojë hetimet

Sipas njoftimit të publikuar nga ZRRE, Bordi ka miratuar edhe Raportin për vlerësimin e konkurrencës në tregun e energjisë elektrike në Kosovë për periudhën 2018 – 2019.

‘Sipas këtij raporti del se përkundër që deri më tani janë të licencuar 8 (tetë) furnizues, të gjithë konsumatorët e vendit janë furnizuar nga furnizuesi i vetëm aktiv (KESCO)’, kanë thënë ZRRE.

Ata kanë ftuar Autoritetin Kosovar të Konkurrencës të fillojë hetimet mbi pengesat që janë evidentuar për mos funksionimin e tregut të lirë të energjisë elektrike në Kosovë, pas publikimit të verzionit përfundimtar të raportit.

Bordi i ZRRE-së ka miratuar kërkesa për ndërtim të projekteve të reja solare për vet-konsum me kapacitet 208.52 kilovat

‘Janë aprovuar, po ashtu, edhe gjashtë kërkesa për ndërtim të kapaciteteve të reja për vet- konsum të energjisë elektrike nga panelet solare, me një kapacitet të përgjithshëm të instaluar prej 208.52kË’, kanë sqaruar ZRRE në rrjete sociale.

‘Si zakonisht në seancat e Bordit, edhe sot, janë shqyrtuar edhe disa ankesa të konsumatorëve si dhe çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e Zyrës së Rregullatorit’, kanë thënë ZRRE në fund të njoftimit.