Search

Bordi i ZRRE paralajmëron seancën e parë për 2021, do të shqyrtojë 29 aplikime për vet-konsum

27 Gusht, 2021


Pas funksionalizimit të tij me emërimet e kryesuesit dhe dy anëtarëve të rinj, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka paralajmëruar mbajtjen e seancës së parë për këtë vit.

Seanca do të mbahet të enjten, me 2 shtator 2021, prej orës 10:00, në zyrat e ZRRE.

Sipas agjendës së publikuar, në seancë bordi do të shqyrtojë 29 aplikime të konsumatorëve për kategorinë vet-konsum, dhe 8 aplikime tjera për furnizim me shumicë (tregti) të energjisë elektrike.

Për shkak të situatës pandemike, ZRRE njofton të gjitha palët e interesuara se seanca do të transmetohet drejtpërdrejt përmes profilit të ZRRE në facebook dhe kërkon nga të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje që të respektojnë masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës për mbajtjen e organizimeve publike.

Pas seancës, mediat dhe publiku do të informohen me vendimet e Bordit të ZRRE gjithashtu edhe nëpërmjet komunikatës dhe vendimeve formale që do të bëhen publike në faqen zyrtare të ZRRE.