Search

Bordi i ZRRE paralajmëron mbledhjen e parë për këtë vit, mbahet më 14 janar

11 Janar, 2022


Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji do të mbajë seancën e tij të parë (I) për këtë vit. Seanca do të mbahet me datë 14 janar 2022 prej orës 10:00, në zyrat e ZRRE.

Sipas rendit të publikuar të ditës, në mbledhjen e parë për këtë vit Bordi i ZRRE-së pritet të merr vendime të rëndësishme në lidhje me shqyrtimin e Vlerave Hyrëse dhe Shpenzimeve Operative të Furnizuesit me Shërbim Universal, që aktualisht mbahet nga KESCO.

Ndër të tjera, pjesë e agjendës do të jetë edhe shqyrtimi i kërkesës për marrje të autorizimit për VET – KONSUM për disa ndërmartje.

ZRRE njofton se seanca e Bordit përveç që është e hapur për publikun, po ashtu do të transmetohet drejtpërdrejt përmes profilit në facebook. Mediat dhe publiku, do të informohen me vendimet e Bordit gjithashtu edhe nëpërmjet komunikatës dhe vendimeve formale që do të bëhen publike në faqen zyrtare të ZRRE-së ëëë.ero-ks.org.

Për të parë rendin e plotë të ditës së mbledhjes së Bordit të ZRRE klikoni këtu.