Search

Blloku A4 në KEK pritet të rikthehet në prodhim në fund të këtij muaji

20 Shtator, 2022


Zyrtarët e KEK kanë njoftuar se blloku A4 i termocentralit Kosova A pritet të rikthehet në prodhim në fund të këtij muaji. Kështu është bërë e ditur vetëm pak kohë pas rikthimit të njësisë A3 në prodhim, që kishte ndodhur një ditë më parë se që ishte planifikuar.

Siç dihet, A4-shi që nga ditët e para të këtij muaji është në remont, siç theksojnë në KEK, të planifikuar, dhe ky remont është paraparë të zgjatë rreth 25 ditë.

Po qe se kthehet në fund të këtij muaji edhe A4-shi në punë, atëherë Kosova do të ketë edhe plus 130 megavatë-orë energji elektrike, që në këto rrethana, gjegjësisht deri në ditët e ftohta dimërore është më se e mjaftueshme për nevojat e konsumit të vendit.

Njësia A3 e KEK është rikthyer në operim sot

Lexo më shumë

Ndryshe, tashmë nga termocentralet e Kosovës gjenden në prodhim blloqet B1 dhe B2 të Kosovës B, që bashkarisht kanë kapacitet mbi 600 megavatë në gjenerator, ndërsa në rrjet fuqia e tyre është 520 megavatë.

Përveç këtyre, sot në mëngjes është rikthyer njësia A3, i rikthyer me kapacitet në rrjet rreth 130 megavatë-orë.

Përveç tyre, diku rreth 160-170 megavatë nga kapacitetet e energjisë së ripërtëritshme (hidrocentralet e vogla të Kosovës dhe nga parqet e energjisë në bazë të erës në Shalë të Bajgorës dhe në Kitkë të Anamoravës).

Ndryshe, për momentin në Kosovë në orë të pikut kërkesa e energjisë elektrike ka arritur në 750 megavat orë. Përkundër rënies së temperaturave, nuk është shënuar rritje e kërkesës për konsum.

Ministrja Rizvanolli paralajmëron vizitë në KEK pas rikthimit në funksion të bllokut A3

Lexo më shumë