Search

Bie edhe blloku A4 i ‘Kosovës A’, KEK prodhon vetëm 380 MWh

31 Dhjetor, 2021


Pas rënies së njësisë A5, mediat kanë raportuar se në mesnatë ka rënë edhe blloku A4 i termocentralit ‘Kosova A’. Ky bllok ka ndërprerë prodhimin për shkak të disa problemeve teknike.

Aktualisht, prodhimi në vend është i varur vetëm nga dy blloqe të KEK, ndërsa tri tjera janë jasht sistemit. Për momentin, një bllok në termocentralit Kosova B prodhon rreth 250 megavatë energji elektrike në orë, dhe një tjetër në termocentralin Kosova A, rreth 130 megavat energji për orë.

KEK po prodhon rreth 380 megavat energji elektrike për orë, ndërsa kërkesa në kohë të pikut po tejkalon 1200 megavat energji elektrike, e në disa raste, edhe 1400 MWh.

Ndryshe, Kosovo.Energy ka lajmëruar për probleme në gjenerimin e energjisë elektrike. Para pak ditësh, nga sistemi ka rënë edhe njësia A5.

 

Bie edhe Blloku A5 në KEK

Lexo më shumë