Search

BGF: Tentimi për të rikthyer e rishikuar kontratën me ‘ContourGlobal’ është i gabuar

11 Gusht, 2020


Mungesa e plotë e transparencës në diskutimet insistuese të Qeverisë së Kosovës për të rikthyer përsëri projekte të linjitit është vendim i gabuar dhe aq më tepër i dënueshëm.

Kështu po vlerëson Balkan Green Foundation, e cila thotë se këto projekte madhore kërkojnë transparencë të plotë dhe publiku duhet të mbahet plotësisht i informuar në lidhje me të ardhmen e vet ekonomike, mbrojtjen e mjedisit jetësor të tyre dhe vet shëndetit të tyre.

Tutje, sipas BGF, tentimi për të rikthyer e rishikuar kontratën me investitorin privat është i gabuar dhe kundër trendeve moderne të kohës e logjikës ekonomike.

“Tani dhe vetë ContourGlobal ka kuptuar që e ardhmja është në projekte të energjisë së ripërtëritshme, ku dhe është koncentruar kohen e fundit. Kjo përforcohet edhe më tepër pas deklaratës publike të tërheqjës përfundimtare nga projektet në thëngjill dhe për ndërtimin eKosovës së Re, që paraqet edhe një fitore në rrugen drejtë tranzicionit të energjisë.Energjia e ripërtëritshme është e ardhmja që po troket në derën e sistemit energjetik të vendit” thuhet në komunikatë.