Search

Besnik Bislimi: Marrëveshja për gazin nuk e sjell asnjë një litër gaz nga SHBA-të

24 Shtator, 2021


Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka deklaruar se ndërlidhja e mundshme e Kosovës në gazsjellësin Greqi – Maqedoni e Veriut nuk e sjell asnjë litër gaz nga SHBA-ja, por nga Azerbajxhani dhe Rusia.

‘Marrëveshja për gazin nuk e sjell asnjë një litër gaz nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I gjithë gazi është nga Azerbajxhani dhe Rusia, është budallakët të thuhet se gazi që është nga Greqia dhe përmes Maqedonisë së Veriut është nga Amerika’, tha zëvendëskryeministri ndërsa po raportonte në Komisionin për Integrime Evropiane të Kuvendit të Kosovës.

Projekti për zhvillimin e sektorit të gazit natyror po vazhdon të diskutohet mes Qeverisë së Kosovës dhe Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit të Qeverisë së SHBA-së (MCC).

Opsioni që është më i studiuari për këtë projekt është ndërtimi i infrastrukturës së gazit, që do t’i jepte qasje Kosovës – përmes Maqedonisë së Veriut – në tregun e gazit natyror në Azerbajxhan.

MCC-ja ka alokuar një grant deri në 200 milionë dollarë që do të mund të shfrytëzohej për ndërtimin e kësaj infrastrukture.