Search

BERZH investoi nga 1.5 miliardë dollarë në 2020 dhe 2021 në Ballkanin Perëndimor

16 Shtator, 2021


Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka investuar 1.3 miliard euro në Ballkanin Perëndimor në vitin 2020, ndërkaq shuma e investuar këtë vit pritet të arrijë nivele të njëjtë, ka theksuar Pierre Heilbronn, një nënkryetar i BERZH, ka përcjell Reuters.

Në një pronconim për Reuters, Heilbronn ka theksuar se 2020 ka qenë një vit i pazakontë për shkak të pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, gjë që e shtyu bankën të investojë në projektet e saj të dakorduara më parë, si dhe të mbështesë ndryshimet e politikave në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që ajo ndihmon.

Për pothuajse tre dekada, banka ka mbështetur projekte në Shqipëri, Bosnje, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi, vende të cilat po shpresojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian, për të përshtatur ekonomitë e tyre për të përmbushur standardet e BE -së.

Ndonëse investimet në infrastrukturë mbesin një prioritet, banka ka intensifikuar përpjekjet e saja për t’i ndihmuar rajonit, që është i varun në prodhim të energjisë nga thëngjili, në tranzicionin e gjelbër energjetik, ka nënvizuar Heilbronn.

Mirëpo, ai ka paralajmëruar që parat publike nuk do të jenë të mjaftueshme dhe që investitorët privat duhet poashtu të mobilizohen.

“Një nga objektivat e vizitës sime këtu është përpjekja e madhe për të shtyrë këtë axhendë (të gjelbër)”, tha Heilbronn, përcjell Reuters.

Ai tha se kompanitë e vogla dhe të mesme janë motori kyc i rritjes rajonale, mirëpo, privatizimi i ndërmarrjeve shtetërore ka ngecur, dhe që Bosnia ishte “me gjasë rasti më ekstrem”.
“Lidhshmëria, e gjelbra dhe konkurrueshmëria janë tre prioritetet kryesore për ne,”tha Heilbronn.

“Përparimi në mënyrën se si drejtohen ndërmarrjet shtetërore do të hapte interesin e investitorëve të huaj”, të cilët kanë munguar kryesisht nga rajoni.

Ndërkaq, investimet kineze në rajon, kryesisht në infrastrukturë dhe energji, Heilbronn tha që BERZH ishte e shqetësuar kur investimet nuk plotësonin kriteret e qëndrueshmërisë, dhe nuk krijonin vende të reja punës lokale.

Shqipëri: BERZH jep kredi 70 milionë euro Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE)

Lexo më shumë

BERZH huazon 2 milion euro KRK-së për investime të gjelbra

Lexo më shumë