Search

Bekteshi: Kërçova po bëhet e gjelbër, e para sa i përket tranzicionit energjetik!

28 Qershor, 2022


Kuvendi miratoi Ligjin për huanë për financimin e ndërtimit e elektranës fotovoltaike në Oslomej, projekt i EMV-së në kuadër të tranzicionit energjetik të vendit.

Ndërtimi i projektit fotovoltaik në Oslomej është i një rëndësie të madhe për rritjen e pavarësisë energjetike të vendit dhe rritjen e prodhimit të energjisë elektrike nga dielli, gjegjësisht realizimin e agjendës së gjelbër.

“Kërçova po bëhet e GJELBËR! Kërçova e para sa i përket tranzicionit energjetik!

“Sapo kaloj ne Kuvend ligji për hua në EBRD për qendër të re fotovoltaike në Osllomej! 120 MW nga energjia e ripërtrishme #urime” – ka shkruar Bekteshi.

//Politiko.mk