Search

Bëhu pjesë e kampanjës për ajër të pastër në Ballkan

04 Mars, 2021


Balkan Green Foundation ka ftuar të organizatat e shoqërisë civile, grupet joformale, lëvizjet civile dhe individët për t’u bashkuar në luftën kundër ndotjes së ajrit në Ballkanin Perëndimor.

‘Ndotja e ajrit është duke shkatërruar fertilitetin tek burrat dhe gratë, rritë mundësitë e dështimit të shtatëzanisë dhe të lindjeve të parakohshme me fatalitet. Studimet shkencore kanë konfirmuar se prania ajrore e grimcave PM2.5 rritë infertilitetin me 10 për qind te gratë, dhe shkakton probleme të ngjashme edhe tek burrat’, thuhet në njoftimin e publikuar nga BFG në rrjete sociale.

‘Bëhuni pjesë e kampanjës “Ballkani i Bashkuar për Ajër të Pastër” – sepse vetëm duke bashkuar forcat mund të përmirësojmë cilësinë e ajrit në Ballkanin Perëndimor dhe duke pasur parasysh faktin që ajri i ndotur nuk njeh kufij, fe, komb, seks ose moshë’, ka thënë Balkan Green Foundation në thirrjen e tyre.

BGF: Ajri i ndotur rritë shkallën e vdekshmërisë nga COVID-19 në Evropë për 19 për qind

Lexo më shumë

Për vite, Ballkani Perëndimor ka qenë një nga rajonet më të prekura në Evropë nga ndotja e ajrit. Qytetet në këtë rajon shpesh i kryesojnë listat e qyteteve më të ndotura në botë.

Ekspozimi për kohë të gjatë ndaj substancave të dëmshme të ajrit rrit rrezikun e sëmundjeve akute dhe kronike, kryesisht ato që prekin sistemin e frymëmarrjes.

Nëse dëshironi të bashkoheni kampanjën “Ballkani i Bashkuar për Ajër të Pastër”, ju lutemi shkruani detajet rreth kontaktit në formën që mund t’a gjeni duke klikuar këtu.

Të dhënat e mbledhura këtu nuk do të përdoren për ndonjë qëllim tjetër përveç për këtë kampanjë.

BGF propozon mënyra tjera të ngrohjes për të luftuar ndotjen e ajrit

Lexo më shumë