Search

BE me politika të reja për mjedisin, prezanton paketën ‘Fit for 55’

15 Korrik, 2021


Politikbërësit e Bashkimit Evropian kanë shpalosur dje planin e tyre ambicioz për të adresuar ndryshimin klimatik, me synimin për të shëndrruar caqet e gjelbra në veprime konkrete brenda kësaj dekade, duke vendosur një shembull për t’u ndjekur nga ekonomitë e tjera të mëdha të botës, ka raportuar Reuters.

Komisioni Evropian, trupi ekzekutiv i BE, ka shpalosur bukur në detaje se si blloku i përbërë nga 27 vende anëtare planifikon që të plotësojë objektivat e përbashkët për të ulur emetimet nga gazrat serrë me 55% deri në vitin 2030 nga nivelet e regjistruara në 1990, në një hap drejt net zero emetimeve deri në 2050.

Në këtë mënyrë, kjo nënkupton që rritja e kostos së emetimeve të karbonit për ngrohje, transport dhe përpunim, tatami i karburanteve me përbërje të lartë të karbonit të aviacionit dhe transportit detar që nuk janë tatuar më parë, dhe duke detyruar importuesit në pikat e tyre kufitare për karbonin e emetuar në prodhimin e produkteve siç janë çimentoja, çeliku dhe alumini.

“Po, është e vështrë”, ka thënë shefi i politikës së BE për klimën, Frans Timmermans në një konferencë shtypi.

“Mirëpo përbënë edhe një obligim, sepse nëse rishpallim obligimin tonë për të ndihmuar njerëzimin, dhe të jetojmë brenda kufijve planetar, ne do të dështojmë, jo vetëm vetën tonë, por ne do të dështonim në fëmijët dhe nipërit tanë”, ka thënë ai ndër të tjera.

Pas prezantimit të masës “Fit for 55” ajo pret aprovomin e vendeve anëtare të BE, pritet të ballafaqohet nga lobime të bizneseve dhe vende që dëshitojnë të evitojnë kosto më të larta të jetesës

Masa “Fit for 55” do të kërkoj aprovimin e vendeve anëtare dhe parlamentit Evropian, një proces që mund të marr dy vite.

Teksa politikbërësit synojnë që të balansojnë reformat industriale me nevojën për të mbrojtur ekonominë dhe për të promovuar drejtësi sociale, ata do të ballafaqohen me lobime të bizneseve.

Poashtu, pritet të ballafaqohen nga vende më të varfëra që dëshrojnë të evitojnë kosto më të larta të mbijetesës, dhe nga vende ndotëse që pritet të ballafaqohen me një tranzicion mjaft të kushtueshëm.

Mirëpo, Disa nga grupet ambientaliste kanë thënë që Komisioni Evropian është duke u treguar tepër i kujdesshëm.

Greenpeace, në veçanti, ishte mjaft kritikues duke theksuar se “E gjithë kjo pako është e bazuar në objektiva të cilët janë shumë të ulët, nuk i qëndron shkencës, dhe nuk do të ndalojë shkatërrimin e sistemeve të mbështetjes së jetës së planetit tonë”.

Odat ekonomike të Gjermanisë bëjnë thirrje për kompensim ndaj kompanive më të ndikuara nga çmimet e larta të CO2

Në anën tjetër, Peter Adrian, presidenti i DIHK, asosacionit të odave ekonomike në Gjermani, ka thënë se çmimet e larta të CO2 janë “të qëndrueshme vetëm nëse në të njëjtën kohë sigurohet kompensimi për kompanitë në veçanti të ndikuara”.

BE prodhon vetëm 8% të emetimeve botërore, mirëpo shpreson që shembulli që po vendos do të nxitë veprime ambicioe nga ekonomi të tjera të mëdha të botës në vigjilje të takimit në nëntor në Glasgou, në një takim që pritet të shpalos objektivat e ri klimatik.

“Evropa ishte kontinenti i parë që deklarojë objektivin për neutralitet të karbonit në 2050, dhe tani jemi të parët që po vendosim një udhëzues konkret në tavolin”, ka thënë Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Masat ndjekin një princip themelor, e që është të bëjë ndotjen më të kushtueshme dhe për të bërë opsionet e gjelbra më atraktive

Deri më tani Bashkimi Evrpian ka ulur për 24% emetimet nga nivelet e regjistruara në 1990, mirëpo shumë nga hapat e ndërmarrë kanë qenë të paevitueshme, siç është ulja e varësisë ndaj thëngjillit për të gjeneruar energji.

Dekada e rradhës do të kërkojë përshtatje më të mëdha, me një synim afatgjatë drejt vitit 2050, është parë nga shkencëtarët si një afat për botën për të arritur emetimet neto zero të karbonit ose rrezikojnë që ndryshimi i klimës të bëhet katastrofike.

Masat ndjekin një princip themelor, e që është të bëjë ndotjen më të kushtueshme dhe për të bërë opsionet e gjelbra më atraktive tek 25 milion bizneset që operojnë në BE dhe rreth gjysmë miliard njerëz që popullojnë kontinentin.

Shitja e automjeteve që operojnë me benzinë dhe naftë të bëhet e pamundur deri në 2035, për herë të parë në histori edhe pronarët e anijeve do të detyrohen të paguajnë për ndotjen e tyre

Në këtë mënyrë, sipas propozimeve, limite më të shtrënguara për emetimet pritet të bëjnë të pamundur shitjen e automjeteve që operojnë më karburante fosile në BE deri në vitin 2035.

Mirëpo, për të ndihmuar blerësit që druajnë se automjetet elektrike të përballueshme por që mbulojnë distancë të shkurtër, Brukseli ka propozuar që shtetet të instalojnë pika të rimbushjes jo më larg se 60km larg nga njëra tjetra, deri në vitin 2025.

Tutje, një riformim i Sistemit Evropian të Tregtimit të Emetimeve, do të detyrojë fabrikat, termocentralet por edhe linjat ajrore që të paguajnë më shumë për emetimet e tyre të CO2.

Poashtu, edhe pronarët e anijeve për herë të parë do të kërkohen që të paguajn për ndotjen e tyre.

Për më tepër, një treg i ri i karbonit të BE do të imponoj kosto të CO2 në sektorët e transpotit dhe ndërtimit poashtu edhe në ngrohjen e ndërtesave.

Në këtë mënyrë, është e kuptueshme që jo të gjithë do të jenë të kënaqur me propozimin për të përdorur të hyrat nga lejet e karbonit për të zbutur rritjen e pashmangshme të faturave të karburanteve të familjeve me të ardhura të ulëta, veçanërisht pasi vendet do të përballen me objektiva më të shtrënguar kombëtar për të ulur emetimet në ato sektorë.

Ndryshe, Komisioni poashtu menon që të imponojë edhe tarifën e parë ndërkufitare të karbonit, për të siguruar që përpunuesit e jashtë Bashkimit Evropian nuk kanë ndonjë avantazh konkurrues ndaj kompanive që operojnë në BE dhe janë të detyruara që të paguajnë për emetimet e CO2 që lirohen gjatë prodhimit të të mallrave me intensitet karboni, si çimento ose plehra kimike.

//Reuters