Search

BE lanson pakon 1 miliardë euroshe në përkrahje të energjisë në Ballkanin Perëndimor

07 Dhjetor, 2022


Bashkimi Evropian ka konfirmuar pakon 1 miliardëshe në formë të granteve për sektorët e energjisë në Ballkanin Perëndimor. Kjo pako ishte aprovuar në Tetor të këtij viti.

Detaje për mënyrën e shpenzimit të shumave janë dhënë edhe gjatë samitit të fundit të BE dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë. Sipas konfirmimit, 500 milionë euro do të ndahen për investime afat-shkurta dhe afat-mesme, ndërsa pjesa e mbetur prej 500 milionëve ka për qëllim të subvencionojë faturat e energjisë elektrike për amvisëritë dhe bizneset gjatë krizës energjetike.

‘Energjia e ripërtëritshme është më e lirë, më e pastër, si dhe më e mirë për planetin. Investimet në këtë lloj energjie krijojnë vende pune, ndërsa edhe sigurojnë pavarsinë dhe sigurinë e furnizimit me rrymë. Investimet prej 500 milionë eurosh do të përdoren për energji të ripërtëritshme, linja interkonektive, infrastrukturë, si dhe efiçiencë të energjisë’, ka thënë Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Ndryshe, pak para fillimit të Samitit BE-ja ka vendosur gjashtë projekte të energjisë së ripërtëritshme në listë si dhe ka aprovuar 120 milionë euro në formë grantesh brenda kornizës për Investime në Ballkanin Perëndimor.

Vlera e përgjithshme e këtyre projekteve është 472 milionë euro, dhe dy nga projektet e listuara do të zhvillohen në Kosovë.

Bëhet fjalë për impiantin fotovoltaik që pritet të ndërtohet në sipërfaqen e termocentrale, apo projektit të emëruar Solar4Kosovo.

Projekti i dytë që pritet të përfitojë nga këto fonde është projekti Solar4Kosovo 2 në ngrohejn qendrore në Prishtinë.