Search

BE kërkon ndalimin e përkrahjes për projekte të qymyrit

15 Shtator, 2021


Vendet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) kanë planifikuar mbajtjen e një mbledhjeje të jashtzakonshme të mërkurën dhe të enjten për të diskutuar ndalimin e mundshëm të kredive të eksportit për projektet ndërkombëtare të prodhimit të energjisë elektrike me qymyr.

Diskutimi është organizuar pasi BE dhe disa vende tjera kishin parashtruar kërkesë më herët gjatë këtij muaji. Lista e vendeve tjera përfshinë Kanadën, Republikën e Koresë, Norvegjinë, Zvicrën, Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA-të.

Ky propozim përkrahë të bërit e ekonomisë globale të gjelbër dhe përfaqëson hap shumë të rëndësishëm në përafrimin e aktiviteteve të agjencive të promovimit të eksportit me qëllimet e marrëveshjes së Parisit.

BE është e përkushtuar të përfundojë përkrahjen e kredive të eksportit për qymyrin dhe është e angazhuar në tranzicionin e gjelbërt energjetik.

Në janar të vitit 2021, Këshilli i Bashkimit Evropian ka bërë thirrje për përkushtim global për ndërprerjen e subvencioneve për karburante fosile, duke përfshirë edhe largimin e qymyrit në prodhimin e energjisë.

Ata kanë kërkuar edhe ndërprerjen e përkrahjes financiare për projektet e qymyrit në vendet e treta.