Search

Banorët kundërshtojnë kërkimet e litiumit në Serbi

14 Prill, 2021


Kërkesa për një ndër burimet më të rëndësishme përbërëse të baterive të automjeteve elektrike duket se është duke u ndjerë edhe në Ballkanin Perëndimor.

Aktivistët nga ‘Iniciativa për Pozhega’ rastësisht kanë zbuluar një njoftim në faqen zyrtare të komunës që kompania, Jadar Lithium, do të filloj kërkimin gjeologjik për këtë xehe në zonën e banueshme nga ta më 17 Prill.

Në këtë mënyrë, krerët e nëntë fshatrave në zonën e Pozhega, si dhe banorë të rajonit, janë ngritur kundër shpimeve dhe kërkimit për litium në tokën e tyre.

Pozhega është vendi i tretë në Serbi, pas Loznica dhe Valjevo, ku kërkimi gjeologjik për litium është duke u pëgatitur që të filloj.

Kërkesa për këtë metal është duke u ngritur si rrezultat i përdorimit në bateritë për prodhimin e automjeteve elektrike, teksa ndërmarrjet minerare janë duke vazhduar planet e tyre me mbështetje nga qeveria, përveç ngritjes së kundërshtimit në mes të banorëve të zonës dhe përgjatë gjithë shtetit Serb.

Rasti i Pozhega nuk është i vetmi në Serbi sa i përket dëmeve nga kërkimet dhe gërmimet për litium

Pakënaqësia mbi rrezikimin e shëndetit njerëzor si dhe dëmet potenciale mjedisore ishin demonstruar apo dëshmuar nga 60,000 nënshkrime kundër mihjes Rio Tinto, poashtu edhe me ngritjen e fundit Ekologjike.

Sikurse në rasti ne fshtrave të Loznica, banorët e fshtrave të Pozhega nuk ishin informuar zyrtarisht që kërkimi gjeologjik do të kryhej në livadhet dhe fushat e tyre.

“Ne jemi të befasuar, dhe të shqetësuar!”, tha Svetlana Avramovic nga Iniciativa për Pozhega.

Komuna publikoj një njoftim në uebfaqen e tyre zyrtare, mirëpo residentet nuk ishin të informuar

Organizata jo qeveritare rastësisht kishte zbuluar njoftimin për fillimin e kërkimit gjeologjik në uebfaqen e komunës së Pozhega.

“Ishim të shokuar sepse të gjithë e dijmë për Loznica dhe çfarë po ndodhë atje”, shtoj ajo.

Njoftimi zbuloj që Jadar Lithium kishte njoftuar komunën rreth punëve të planifikuara për të filluar më 17 Prill.

Kompania kishte thënë që në fillim të muajit Mars kishte pranuar një licens nga Ministria e Minierave dhe Energjisë për kërkim gjeologjik për litium, bor dhe xeherorëve shoqëruese në zonën e Dorbinja, në dhjetë lokacione. Pronari i Jadar Lithium është një Victory Ëest Moly me bazë në Australi.

Bunaret e kërkimit do të shpohen në tetë fshtrat e komunës së Pozhega: Duškovci, Dražinovići, Velika Ježevica, Mađer, Gornja Dobrinja, Srednja Dobrinja and Donja Dobrinja, Papratište, sidhe në Subjela në afërsi të Kosjeric.

Euro Lithium Balkan, në pronësi të Euro Lithium të Kanadës, ka konfirmuar se është duke eksploruar litum në afërsi të Valjevo. Mirëpo, është e paqartë nëse hapja e mihjes do të ishte ekonomikisht fizibël, përshkak se kompania ka gjetur një xehe të shkallës së ulët, ka raportuar Nova ekonomija.

Shoqëritë civile të ngritura kundër këti procesi kushtëzojnë: Kërkimi mund të ndalet në mënyrë të ligjshme, apo nga vetë populli

Iniciativa për Pozhega ka vendosur që të informojë banorët dhe krerët e fshatrave rreth zhvillimeve. Ka organizuar një mbledhje në fshatin e Srednja Dorbinja, ku rreth 100 qytetarë ishin mbledhur.

Anëtarë të grupit të aktivistëve, Protect Jadar dhe Radevina, kanë shpalosur para audiencës problemet që janë duke përjetuar banorët e zonave të Loznica që nga fillimi i kërkimit të Rio Tinto sidhe përgatitjet për ndërtimin e mihjes.

Është e rëndësisë së theksuar që të ndalohet shpimi përshkak se kërkimi në vetvete dëmton mjedisin, dhe përfaqësuesit të Iniciativës të Pozhegës thanë.

Organizata ka paraqitur disa kërkesa tek Komuna e Pozhega dhe ministria në mënyrë që të kenë qasje në dokumentacionin dhe dosjet shoqëruese, mirëpo edhe të parandalojnë kërkimin gjeologjik.

Sipas Iniciativës për Pozhega, janë dy zgjidhje: të ndalet kërkimi në mënyrë ligjore, apo populli do të bëjë atë.

“Qytetarët e zonës thanë në mbledhje që ata kundërshtojnë këtë kërkim. Në të njëjtën kohë, tronditje dhe mosbesimi ishte evident në fytyrën e tyre, mirëpo, poashtu ishte edhe përkushtimi për të mos lejuar fillimin e kërkimit”, tha Avramovic.