Search

Banka turke vendosë të mos financojë projekte të qymyrit

26 Mars, 2021


Banka e pestë më e madhe turke – ‘Garanti Bank’, ka thënë se nuk do të financojë më projekte të termocentraleve dhe mihjeve të qymyrit. Vendimi është i pari i këtij lloji në Turqi.

Banka ‘Garanti Bank’ që pjesërisht është në pronësi të BBVA nga Spanja, ka thënë se nuk ka financuar projekte qymyri nga viti 2014 dhe se është përkushtuar të zvogëlojë portfolion ekzistuese të kredive për projekte me qymyr në zero deri në vitin 2040.

Garanti Banka ka thënë se burimet e ripërtëritshme përbëjnë 73 për qind të porfolios së kredive të tyre, në shumë që tejkalon 5.3 miliardë dollarë. Banka nuk bëri të ditur për shumën e kredive që ka dhuruar për projektet e qymyri.

Vendimi i kësaj banke nuk është se do të ketë ndikim të rëndësishëm në investimet e importuara të qymyrit në Turqi pasi termocentrali 1.3 gigavatësh ‘Emba Hunutlu’ sapo është përfunduar dhe pritet të fillojë operimin më vonë këtë vit.

Ky termocentral është i vetmi projekt i qymyrit në Turqi që bën pjesë në kategorinë e ‘investimeve të importuara të qymyrit’. Projekti tashmë ka siguruar financimin e nevojshëm.

Por, vendimi i Garanti Bank pritet të ndikojë në projektet vendore të minierave dhe termocentraleve të qymyrit, projektet këto që përkrahen nga qeveria turke me qëllim të zvogëlimit të importeve.

Këto projekte mund të financohen edhe nga bankat tjera që nuk janë përkushtuar të ndalojnë financimin e qymyrit, duke përfshirë edhe banka në pronësi shtetërore.

Një bankë tjetër turke në bashkëpronësi me bankën italiane Unicredit ka thënë se ka filluar mbështetjen e tranzicionit ekonomik dhe energjetik të Turqisë pasi kishte lëshuar kredi në vlerë prej 50 milion dollarësh për këtë qëllim vitin e kaluar.