Search

Banka ProCredit me ofertë për blerjen e paneleve solare për biznese

18 Gusht, 2021


Banka ProCredit ka lansuar ofertë speciale për bizneset për blerjen e paneleve solare me normë efektive të interesit prej 2.94%.

“Duke financuar investime të tilla, ne si bankë, synojmë që të kemi ndikim pozitiv në mjedis përmes promovimit dhe mbështetjes së klientëve të cilët dëshirojnë t’i përmirësojnë dhe t’i avancojnë proceset e biznesit, duke investuar në burime të energjisë së ripërtritshme, në efiçiencë të energjisë dhe investime të tjera ekologjikisht miqësore”, ka thënë Banka ProCredit në thirrjen e publikuar.

Ndryshe, duke vendosur panelet solare për të prodhuar energjinë elektrike bizneset kursejnë faturat e energjisë elektrike dhe ndikojnë direkt në mbrojtjen e mjedisit.

ProCredit Bank sjellë mbushësa elektrik për vetura, shërbimi për qytetarët falas

Lexo më shumë