Search

Avokati i Popullit: Vendimi i ZRrE-së për pagesën e energjisë elektrike në veri është diskriminues

22 Dhjetor, 2021


Vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRRE) për pagesë të faturave të energjisë elektrike të shpenzuar në veri të Kosovës, “është diskriminues”, ka thënë Avokati i Popullit, Naim Qelaj në një konferencë për medie.

“Vendimi i gjykatës në shkallë të parë është aprovuar padia dhe padyshim ne e kemi pritur një vendim të tillë nuk kemi pritur një vendim tjetër sepse vazhdojmë me konsiderua çdo trajtim të pabarabartë të qytetarëve në këtë rast si diskriminues dhe si të kundërligjshëm dhe kundërkushtetues”, thotë Qelaj.

Ndërsa lidhur me krizën energjetike në vend dhe vendimin e qeverisë për mbështetje të KEK-ut, Qelaj thotë se ende nuk kanë ndonjë qëndrim veçse thekson se nëse konstatojnë që ka shkelje të të drejtave të njeriut do të reagojnë.

“Sa i përket vendimit të qeverisë për subvencionim e KEK-ut që po ndodh ditëve të fundit, ne nuk kemi dalë me një qëndrim, padyshim që jemi duke e përcjellë me kujdes situatën dhe krejt veprimet që i ndërmerr qeveria dhe nëse konstatojmë që këto veprime paraqesin shkelje të të drejtave të njeriut padyshim që kemi me reaguar mirëpo gjithmonë konsideroj që këto raste forma më efikase e reagimit është gjykata sepse edhe ju e patë shkallën e zbatimit të rekomandimeve të avokatit të popullit, pavarësisht faktit që vërehet një rritje e zbatimit të rekomandimeve megjithatë shkalla e zbatimit mbetët e ulët”, ka thënë Qelaj.

Ndërsa nga ankesat e paraqitura nga qytetarët, 665 raste janë hapur për hetim dhe në këtë numër përshihen edhe 44 raste të hapura sipas detyrës zyrtare dhe 12 raste të cilat janë hapur pas raportimit të mediave.

//AlbanianPost