Search

Apple do të blejë bateri në vlerë prej 50 milion dollarësh nga Tesla për projektin energjetik

02 Prill, 2021


Apple ka thënë se do të fillojë realizimin e një projekti masiv të ruajtjes së energjisë elektrike në Kaliforni duke shfrytëzuar sistemet e baterive ‘Megapack’ të kompanisë Tesla.

Përmes një komunikate për media, Apple ka thënë se do të ndërtojë një sistem të ruajtjes së energjisë përmes baterive me kapacitet prej 240 megavatësh në orë në parkun solar me të cilin operon në veri të Kalifornisë.

‘Apple po ndërton një prej projekteve më të mëdha të baterive në Kaliforni, projekt lider në industry dhe në gjendje të ruajë 240 megavat orë energji elektrike, sasi kjo e mjaftueshme për të furnizuar 7,000 amvisëri me rrymë për një ditë. Projekti do të mbështesë parkun solar të kompanisë tonë me kapacitet prej 130 megavatësh dhe do të mundësojë ruajtjen e energjisë gjatë ditës kur ka diell për t’a përdorur në kohët kur ka më së shumti nevojë’, ka thënë Apple në komunikatën për media.

Në fakt, projekti do të jetë ndër projektet më të mëdha të ruajtjes së energjisë përmes baterive në botë.

Por, në komunikatën për media, Apple nuk ka bërë të ditur përfshierjen e kompanisë Tesla në projekt. Një hulumtim i disa mediave ka gjetur se projekti do të shfrytëzojë 85 bateri të llojit ‘Megapack’ të prodhuesit Tesla.

Vetëm gjatë katër-mujorit të fundit, Tesla ka vendosur projekte me të ruajtjes së energjisë përmes baterive me kapacitet prej 1,584 megavat orësh.