Search

“Anijet TEC po shkatërrojnë pyllin e Zvërnecit”, eksperti Dumani: Është krim mjedisor, dëme të mëdha edhe në ekonomi

06 Dhjetor, 2022


Po vijojnë punimet për vendosjen e termocentraleve lundruese, apo ‘anijeve TEC’ në Vlorë. Puna këtë periudhë vazhdon me krijimin e infrastrukturës dhe ndërtimin e anijeve për ti përgatitur për prodhim në Janar.

Gërryerja dhe thellimi i portit të peshkimit për të vendosur anijet është duke dëmtuar pyllin e Zvërnecit dhe shkatërruar jo vetëm vijën bregdetare por edhe pyjet me pisha. Anijet po shkarkojnë mbetje në mes të pyllit, ujëra të ndotur dhe kripë, ka thënë Niko Dumani, eksperti i mjedisit.

“Anijet kërkojnë një thellësi dhe ndaj ka filluar thellimi i portit që anijet të behen gati. Nga një monitorim vizual, kam konstatuar se ujerat që merren me pompa të fuqishme po i hedhin ne pyllin e Zvernecit, që është një zonë e mbrojtur Vjosë-Nartë, kategoria 5. Ne do te kemi një degradim të pyllit të Zvernecit dhe së dyti është ana ligjore. Kur të funksiononjnë këto tece, gjithe mbetjet , si ujëra të përziera me nafta , ku do shkojnë dhe si do asgjësohen.

Zëri i Amerikës: Dy TEC-et lundruese, shqetësim për ndotjen e Gjirit të Vlorës

Lexo më shumë

Kemi një shkelje ligjore dhe përfshihet në krim mjedisor. Ne jemi në fazën e grumbullimit të informacionit, pas kësaj do të shikojmë se sa kapacitet kemi për ta ndjekur, ka shtuar Dumani.

Ne nga energjia elektrike, kapaciteti teorik i fuqizimit te energjisë përmes ujërave shkon nga 95-97, por shfrytëzimi i kësaj energjie shkon në 75 %. Shteti jonë do të marrë rreth 25 %. Në janër që pritet të filloj ku do vej sepse ne i kemi lumenjte të mbushur plot, energjia është plot, tregu i shitjes është i vështirë. Ku do e cojmë këtë energji të tepërt? Teorikisht këto dy anijë në janar nuk kanë pse të fillojnë punë, se skanë ku ne cojnë energjinë. Ka një pasojë të madhe ekonomike, ka shpenzim nga shteti, 100 mijë euro në ditë rreth 3 mln euro në muaj. Përvec dëmit që po ndodh tani, është ku do vete kjo energji, por nuk kemi informacion”- ka thene ai.