Search

Agjencia gjermane e zhvillimit ekonomik shpall tenderin për konsulentë për zhvillim të projektit ‘Solar4Kosovo’

08 Shtator, 2022


Agjencia e zhvillimit ekonomik të Republikës Federale të Gjermanisë, Germany Trade & Invest (GTAI), ka shpallur një njoftim të tenderit për zhvillimin e një projekti të energjisë së ripërtëritshme në Kosovë, raporton Kosovo.Energy.

Përmes njoftimit, kuptohet se fjala është për projektin e shumë përmendur të energjisë solare Solar4Kosovo, i cili është përmendur që do të zhvillohet në tokat e braktisura pranë termocentralit Kosova A.

GTAI në shpallje ka ftura konsulentë të pavarur e të kualifikuar të paraqesin dokumentet e parakualifikimit për shërbimet e konsulencës, përcjell Kosovo.Energy.

Projekti do të përfshijë rivitalizimin e përfaërsisht 150 hektarë t ëdeponisë në afërsi të termocentralit Kosova A, dhe një deponie tjetër.

Tutje, pjesa më e rëndësishme mbase, është ndërtimi i projektit për gjenerim të energjisë nga energjia solare PV me kapacitet deri në 100MW, dhe prodhim të energjisë elektrike deri në 145GW në baza vjetore.

Poashtu, sic ishte theksuar edhe nga zyrtarë qeveritarë, shpallja ka nënvizuar se mundësisht projekti do të përfshijë edhe instalimin e një sistemi magazinues prej rreth 50MWh për ngorhje apo edhe energji elektrike, raporton Kosovo.Energy.

Financimin e projektit do ta bëjë Banka shtetërore gjermane për investime dhe zhvillim – KfW.

Afati i fundit për aplikim është 7 tetor 2022.

Për të parë shpalljen zyrtare nga Agjencia e zhvillimit ekonomik të Republikës Federale të Gjermanisë, Germany Trade & Invest (GTAI) klikoni këtu.

Kurti dhe përfaqësuesit e KfW-së diskutuan për projektin 64 milionë euro “Solar4Kosovo”

Lexo më shumë

Krasniqi: Deri në fund të vitit pritet të ratifikohet në parlamentin gjerman projekti solar për KEK

Lexo më shumë

Ministrja Rizvanolli ndan datën e fillimit të operimit të projektit 70MW Solar4Kosovo

Lexo më shumë