Search

610 milionë euro subvencione për panele fotovoltaike për amvisëritë në Rumani

03 Shkurt, 2023


Rumania do të ndajë 610 milionë euro subvencione për amvisëritë për vendosjen e paneleve solare, ndërsa është theksuar se procedurat për të bërë këtë do të bëhen edhe më të thjeshta.

Rumania ka vendosur të subvenconojë amvisëritë për vendosjen e paneleve solare me 610 milionë euro. Kryeministri i këtij vendi, Nicolae Ciuca, ka thënë se përmes kësaj iniciative do të përkrahen mbi 150,00 shtëpi, ka raportuar Balkan Green Energy News.

Vlera e ndarë këtë vit është katër herë më e madhe se ajo e vitit të kaluar. Duhet theksuar se gjatë vitit 2022, Rumania ka miratuar subvencione për rreth 39,000 amvisëri, nga 43,000 kërksa sa kishte pranuar në total.

Përveç subvencioneve për panele fotovoltaike për amvisëritë, ministri i mjedisit, Tanczos Barna ka thënë se qeveria rumune po shqyrton edhe mundësinë e dhënies së granteve për kapacitete të ruajtjes së energjisë në kuadër të fondeve evropiane, transmeton Kosovo.Energy.

Barnka ka rikonfirmuar se autoritetet lokale janë duke bërë procedurat për vendosjen e paneleve fotovoltaike në sektorin e amvisërive më të thjeshta. Ndërsa ka treguar për kufizimet dhe problemet, duke përfshirë edhe ato në rrjetin e distribuimit, ministri gjithashtu ka shtuar se ka probleme edhe me sasitë e disponueshme për importimin e paneleve solare.

Individët që vendosin panele solare do të zvogëlojnë faturat e tyre energjetike, sipas Barna’s. Përmes vendosjes, përfituesit kursejnë nga 30-40% të kostove të tyre energjetike, ka shtuar Barna.

Në thirrjen e parë për subvencione për panele fotovoltaike të vitit 2019, autoritetet rumune kishin pranuar mbi 27,000 kërkesa nga amvisëritë, nga të cilat kanë arritur të aprovojnë vetëm 15,000.

Sidoqoftë, deri më tani amvisëritë kanë pritur më shumë se tre vite për të vendosur sistemet fotovoltaike dhe për të përfunduar projektet në kulme të shtëpive. Përveç procedurave, tregu ishte përballur edhe me mungesë produktesh, pas edhe kërkesa për panele solare ishte rritur për shtatë herë në vitin 2022.

Në fund të muajit gusht të vitit 2022 Rumania kishte regjistruar 23,785 prosumatorë të kyçur në rrjetin elektroenergjetik, apo 75% më shumë se në fillim të po të njejtit vit.