Search

60 bankat më të mëdha në botë kanë investuar $3.8 trilion në karburante fosile pas marrëveshjes së Parisit

24 Mars, 2021


Një raport i ri i publikuar këtë të mërkurë nga një numër organizatash dhe i titulluar ‘Shërbimet bankare në kaosin klimatik 2021’ thotë se 60 bankat më të mëdha në botë kanë investuar 3.8 trilion dollarë amerikan në karburante fosile nga 2016 – 2020, apo në pesë vite pas nënshkrimit të marrëveshjes së Parisit.

Në baza vjetore, financimi i përgjithshëm i karburanteve fosile ka rënë për 9 për qind në vitin 2020. Raporti nënvizon se edhe kriza pandemike ka luajtur rol në rënien e investimeve.

Raporti gjithashtu konkludon se financimi i karburanteve fosile nga 60 bankat më të mëdha komerciale dhe të investimit ka qenë më i lartë në vitin 2020 se në vitin 2016, apo një vit pas nënshkrimit të marrëveshjes së Parisit.

Duhet nënvizuar se Presidenti Trump është tërhequr nga marrëveshja e Parisit në vitin 2017, ndërsa me të marrë pozitën, ndër vendimet e para të Biden kishte të bënte me rikthimin e SHBA-ve në këtë marrëveshje.

Tri bankat që më së shumti kanë financuar karburante fosile në vitin 2020 janë JPMorgan Chase me 51.3 bilion dollarë amerikan, Citi me 48.6 bilion dhe Bank of America me 42.1 bilion dollarë amerikane.

Një përfaqësues i bankës JPMorgan Chase la refuzuar të komentojë raporte nga palët e treta, por ka konfirmuar se bank aka adresuar ndryshimet klimatike duke përkushtuar financime 200 bilion dollarëshe në vijë me qëllimet e përshkruara nga marrëveshjen e Parisit.

Raporti është përpiluar pasi indikatorët tregonin se ekonomitë në botë nuk janë në rrugën e duhur për të mundësuar zvogëlimin e emetimeve në pajtim me marrëveshjen e Parisit të vitit 2015.