Search

26 vajza nga Kosova diplomojnë në Iowa të SHBA-së në fushën e energjisë elektrike

05 Maj, 2021


26 vajza kosovare kanë diplomuar në drejtime të ndryshme në fushën e energjisë në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga Des Moines Community College (DMACC).

Vajzat bursiste të Programit #WomeninEnergy të Fondacionit të Mileniumit të Kosovës (MFK), mbështetur nga Millennium Challenge Corporation – MCC, u patën përzgjedhur nga mesi i qindra grave për një program dyvjeçar të studimeve në fushat e lidhura me energjinë si: Teknologji të Erës, Energji të Ripërtëritshme, Teknologji Diellore, Prodhim, Energji Elektrike, Tregti të Ndërtimtarisë, Teknologji të Ujit dhe Ujërave të Zeza dhe Teknologji të Informacionit.

Ceremonia është përshëndetur edhe nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, përmes një postimi në Facebook.

“Gratë në Energji është një program që jo vetëm ka ndryshuar jetën tuaj përgjithmonë, por është një program për të cilin të gjithë jemi mirënjohës dhe e vlerësojmë shumë, pasi është programi që kontribuon në mënyrë aktive drejt ndryshimit të rrjedhës së historisë për gratë në energji në Republikën e Kosovës” – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, iu drejtohet vajzave, pjesë e programit të grave në energji, me rastin e ceremonisë së diplomimit në Ioëa.

“Pas një rrugëtimi akademik 2 vjeçar të tyre, ato kthehen në Republikën e Kosovës me njohuri dhe ekpertizë në fushën e: burimeve të ripërtëritshme të energjisë, prodhimit të energjisë elektrike, trajtimin e ujërave të zeza, e shumë fusha tjera të vyeshme”, ka shtuar Osmani.